Edhe kanadezët mahniten pas Shqipërisë, “5 arsyet për ta vizituar këtë vend të paharrueshëm”

577
Që kur u largova nga Montreali pothuajse dy muaj më parë, kisha shansin të vizitoja Londrën, Parisin, Belgjikën dhe disa vende të Ballkanit. Surpriza më e këndshme ishte padyshim zbulimi im i Shqipërisë. Kështu e fillon artikullin Marie Michele për median kanadeze të specializuar për meshkujt dhe për modën, Ton Barbier, publikuar në nëntor.
Por çfarë dimë ne për këtë vend? Nga ana ime, dhe këtu bëj veten me faj, para se të shkoja atje, e vetmja gjë që dija, përveçse dikur ka qenë në luftë, referenca ishte që ky ishte vendi, ku vëllai i Ron gjeti dragonët (tek Harry Potter).
Nga ana tjetër, ndoshta keni dëgjuar për Kroacinë, në një mënyrë të mirë. Ju keni parë ujërat e saj të kristaltë dhe ishujt e saj. Epo, më besoni fjalë-për-fjalë, kur them, “Shqipëria është Kroacia e ardhshme. Me të vërtetë”.
Më poshtë autorja jep pesë arsye pse turistët duhet të marrin avionin drejt Shqipërisë përpara se ai të bëhet shumë popullor për turistët.
Sigal