Edhe 12 drejtues bashkie dhe 205 këshilltarë në listat e “Veting”-ut të KQZ

483
Përparim HALILI

KQZ konfirmon lajmin e publikuar në “Telegraf”, në datën 12 maj 2015, për drejtues e këshilltarë bashkiakë me dosje penale
Gazeta “Telegraf” në datën 12 maj 2015, pra vetëm 10 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshilltarëve bashkiakë, publikoi alarmin paralajmërues, lidhur me faktin e provuar tashmë, që disa nga kandidaturat e paraqitura nga PS, PD dhe partitë e tjera politike, ishin me precedentë dhe “damka” penale në aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dy ditë më parë u publikuan emrat e 4 kryebashkiakëve që janë objekt i “Veting”-ut. Afro 1 muaj më parë, me një dosje të dorëzuar prej prokurorisë, iu hoq mandati kreut të bashkisë së Kavajës. Dhjetë ditë më parë, 6 këshilltarë në tre bashki të Shqipërisë, dolën me “njollë” penale dhe KQZ, u hoqi mandatin si të zgjedhur. $ ditë më parë, KQZ është vënë dhe gjendet në vështirësi për të zëvendësuar këta këshilltarë bashkiakë, mbasi pasuesit e tyre në listën shumë-emërore, rezultojnë të penalizuar për krime të ndryshme. Dje, na erdhi një informacion, që në KQZ kanë mbërritur edhe dosjet e 12 kryebashkiakëve të tjerë dhe të 2015 këshilltarëve bashkiakë, të cilët janë objekt ndëshkimi e pastrimi prej “Veting”-ut. Nuk diheshin dosjet e tyre në momentin e përzgjedhjes për drejtues vendor? Nëse jo, përse nuk u verifikuan nga partitë politike, apo përse nuk u vlerësuan denoncimet e bëra prej banorëve të zonave? përse nuk u vlerësua denoncimi që bëri më datën 12 maj 2015 gazeta “Telegraf”, nëpërmjet shkrimit me mbititull “Partitë po vazhdojnë prezantimet e kandidatëve “me daulle”, SHBA dhe BE presion për të pastruar individët e inkriminuar, KQZ pret urdhër politik” dhe me titull: “Gati prangat për 35 drejtues lokalë, 21 kandidatë do pastrohen nga listat”? Atëherë nuk u hesht, por u fsheh ky realitet që tashmë po zbulohet nga drejtësia, lidhur me drejtues lokalë të lidhur me krimin si autorë, dhe si bashkëpunëtorë, në veprimtari brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka ikur një kryebashkiak nga detyra. Kanë ikur edhe disa këshilltarë bashkiakë në zona. Por letrat e prokurorisë dhe shërbimeve sekrete, thonë se janë shumë të tillë. Në 61 kryetarë, nuk është i vogël numri prej 12 kryebashkiakësh të tjerë dhe numri prej 205 këshilltarësh bashkiakë, të cilët kanë lidhje me vepra penale të kryera edhe në vendet e BE, por që nuk i kanë deklaruar as në formularët e vetëdeklarimit në KQZ! Ata u përzgjodhën dhe u miratuan e u kandiduan prej krerëve të partive politike jo se kishin vlera intelektuale e morale, por si “të fortë, si miliarderë dhe si familjarë” të kupolave politike të partive! Ndaj dhe sot janë në krye të bashkive, të njësive administrative e në përbërje të këshillave bashkiakë të 61 bashkive. Informacioni i fundit, bën me dije, se në çdo këshill bashkiak ka eksponentë të inkriminuar, që kapen prej “Veting”-ut. Ky proces seleksionimi nuk u bë atëherë, ndaj dhe ata kanë marrë peng pushtetin vendor. Këta kanë nisur të pastrohen prej procesit të “veting-ut, por ky skandal i kushton shumë integrimit të endnit, rinisjes së punëve nga e parë në shumë bashki! Skema për dekriminalizimin e pushtetit dhe politikës, nisi qysh në janar 2015, por nuk u bë ligj mbasi politikën dhe shtetin, nuk e lejonin ata që kapte ligji i dekrimianlzimit. Dhe ndodhi, që në 61 bashkitë, nga të gjithë forcat politike, janë kandiduar edhe emra të lidhur me krimin, të dënuar, të padënuar por në ndjekje penale e analfabetë, të cilët partitë politike i kanë përzgjedhur si kandidatë të “preferuar”. Sipas listës që ka skeduar prokuroria në bashkëpunim me SHBA dhe BE, 21 kandidatë të bashkive nga të gjithë spektri politikë dhe të vetëshpallurit të pavarur, rezultojnë me “dosje të zeza”. Këta deri tani, janë në garë. Seleksionimi i tyre, që nuk u bë nga partitë politike, do të bëhet në KQZ, kjo e fundit e detyruar prej SHBA dhe BE, me listë të gatshme individësh që duhen nxjerr nga gara për krye-bashkiakë. Peronat e e listuar për tú nxjerr nga gara janë nga të gjithë zonat e vendit. Ndoshta u mendua dhe po mendohet ende, se punët e zgjedhjeve vendore janë mbyllur vetëm me shpallje emrash për kandidatët e përcaktuar deri tani dhe me prezantimet që po u bëhen me “tam-tame”” nëpër sheshe e salla elektorale. Burimet e gazetës “Telegraf” nga brenda dy krahëve politikë dhe nga brenda KQZ, kanë informuar se do të ketë një seleksionim të plotë të kryebashkiak dhe këshilltarëve bashkiakë që rezultojnë me dosje penale.
Sigal