Ecte si pa të keq me 100 kg drogë e kallash në makinë, kapet 50-vjeçari në kufi me Greqinë

639
Gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia greke në Kallpaq të Janinës, janë sekuestruar 101 kg marijuanë dhe 1 kallashnikov.
Kjo sasi lënde narkotike u kap në kufirin greko-shqiptar. Droga u sekuestrua pas ndalimit të një automjeti që vinte nga kufiri i gjelbër.
Mjeti drejtohej nga një 50-vjeçar grek, i cili u arrestua. Në sediljt e pasme të mjetit u gjendën 65 pako me 101 kg e 350 gr marijuanë.
Ndërsa në sediljen e pasagjerit, 50 vjeçari mbante një 1 armë zjarri automatike të llojit Kallashnikov me një krehër pa fishekë.
Grekut iu sekuestruan në cilësinë e lëndës materiale, 200 euro para cash si dhe dy celularë.
Sigal