EAGLE mashtron qytetarët me pseudoofertat reklamë

1330
Sigal

Ja si zbatohet skemat e  vjedhjes nga kompania celulare dhe institucionet shtetërore bëjnë sehir

Qytetarët shpesh herë janë viktima të skemave mashtruese e vjedhëse të kompanive celulare, që hedhin në treg oferta, por që praktikisht zbatojnë tarifa të tjera, pasi klientët e tyre kanë paguar lekët, duke kujtuar se kanë blerë oferta të leverdishme.

Qytetarja akuzon EAGLE MOBILE

Qytetarja  Denisa Kona, me profesion gazetare, dje në rrjetin e saj social publikon një ngjarje që i ndodhi mamasë së saj në dyqanet e EIGLE MOBILE. Qytetarja, siç denoncon Denisa Kona, shkoi të paguante në dyqanin e EAGLE një shumë të caktuar prej 1.000 lekë të reja, për ofertën e shumë reklamuar nga kjo kompani. Mirëpo, shitësja i thotë qytetares se kjo ofertë nuk ekziston, por e detyrion qytetaren që të paguajë një tjetër ofertë, e cila nuk është publikuar, por që është kryekëput me ato që reklamon EAGLE MOBILE, dhe, natyrisht, oferta që i afron shitësja qytetares është shumë e shtrenjtë, së pari me ofertën e vetë EAGLE, dhe pastaj, shumë më e shtrenjtë e krahasuar nga ofertat e tregut të  kompanive të  tjera konkurente.

Ja ndodhia në dyqanin e EAGLE MOBILE në Tiranë, me qytetaren, siç e përshkruan gazetarja Denisa Kona në rrjetin e saj facebook. “Po tani çfarë do të na thotë EAGLE MOBILE? Pasi ka parë e dëgjuar reklamën në tv, (jo më larg se mbrëmë), që lajmëron se EAGLE ka ofertë me 1000 lekë 800 minuta me kë të të dojë kokrra e qejfit, si dhe të tjera pa limit brenda kompanisë, shkon mamaja ime, grua e moshuar të bëjë ofertën e  reklamuar në  televizor nga kjo kompani. Punonjësi i dyqanit ku bëhen edhe shërbime të tjera, i thotë mamasë që “oferta ka mbaruar’. Ngul këmbë mamaja ime, se e ka dhënë edhe mbrëmë televizori disa herë dhe se oferta është e vlefshme deri në dt. 10 janar. Ndërkaq shitësi, pasi ka bërë aktivizimin e ofertës së vjetër, i thotë: “Nuk e kemi më në sistem këtë ofertën festive. Ka mbaruar”. Mamaja kërkoi të tërhiqte pagesën, por në vend të saj, mori përgjigjen: “Sapo e aktivizova ofertën me 200 minuta”….Atëhere, hyj unë në faqen elektronike të Eagle, se thashë, mbase televizori është çakerdisur dhe jep një reklamë që i ka skaduar afati. Po, joooo! Reklama ishte edhe aty dhe nuk e luante topi. Eagle është e paparë…Këto gjëra ndodhin në mes të Tiranës, mos harroni, jo në ndonje lokalitet të humbur.

Mëkatet e ALBTELEKOMB-it

Me dhjetëra e qindra janë edhe ankesat e qytetarëve që enden nëpër gjyqe me ALBTELEKOMB, por që ende nuk kanë gjetur zgjidhje. Ne në vazhdimësi do të ndjekim dhe investigojmë se si është bërë shpërndarja e aksioneve në ALBTELEKOMB, cilët  janë aksionerët e saj dhe të tjera çështje që qytetarët kërkojnë të drejtat nëpër gjykatat. Natyrisht, skemat e mashtrimit e të vjedhjes të EAGLE MOBILE dhe ALBTELEKOM janë edhe me bekimin e institucioneve shtetërore që janë përgjegjëse, por edhe me Autoritetin e Konkurencës, të cilët, kanë detyrim ligjor që të kontrollojnë ofertat, cilat janë dhe sa zbatohen ato.

Ja edhe reagimi publik i disa qytetarëve, pasi u bë i njohur ky abuzim i EAGLE MOBILE ndaj qytetarëve, në Tiranë.

Al Almita: hahaaaaaaaa……. Denisa Kona, unë para ca kohësh e pësova, i cili një ditë më parë më kishte dërguar një sms ku më njoftonte për oferten dhe kur unë shkova për ta blerë, më thotë që nuk e ka atë ofertë, se ishte tërhequr nga tregu. Në Shqipëri klienti shqiptar vidhet nga gjithkush për qef të shpirtit të vet, pasi nuk ka një institucion që t’ja mbrojë interesin.

Renaldo Bregu: Oj shoqe! Eagle, duhet bojkotuar në masë nga konsumatorët shqiptarë, vetëm për vjedhjen e mbi 400 mijë abonentëve që bëri në fillim dhe pas procesit te privatizimit! Eagle Mobile & ALBTelecom, e paditi në gjyq Ndrek Ismajli, dhe Flamur Tërkucin për 10 €uro debi, të cilat me kamatvonesat dhe ato pislliqet e tjera të Eagle, u bënë 1.500 €uro! Unë (personalisht e kam fjalën) e kam deklaruar kur mos këtë shërbime të tjera të ngjashme neë treg atëhere mund të marrë Eagle! Lidhur me ofertat që nxjerr Eagle, më shumë se 3 herë i kam vërtetuar që janë mashtrime, me një kurajo të paskrupullt përpara klientit!

Net IsVeizi: Në fakt, të gjitha një dorë i ka – MAFIA!!!