Një 42-vjeçar ka humbur
jetën tragjikisht teksa po rimorkionte një makinë.
Sipas informacioneve
paraprake, viktima është zënë nga vinçi duke humbur menjëherë jetën.
Ngjarja e rëndë ka
ndodhur në doganën e Kapshticës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe
policia.
Kjo e fundit po vijon
hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë për një
aksident gjatë punës.
Ndërkohë nuk bëhet ende
i ditur identiteti i viktimës.