E zbulon Rama – Ja kush furnizon rubrikën AMARCORD të Kryeministrit në fb

82
Kryemistri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Mirënjohjes Muzeut të Mësonjëtores në Korçë, në 130 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe.

Ndërsa i dorëzoi medaljen Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Arsimit, Rama zbuloi se ky i fundit është dhe nga furnizuesit kryesore të rubrikës së tij AMARCORD në fb.

Rama: Dhënine e Medaljes së Mirënjohjes për Muzeun e Mësonjëtores, mirënjohje që u shkon të gjithë atyre që janë pjesë e një historie të lavdishme. I jepet përmes medaljes Drejtorit të Mësonjëtores, të cilin përfitoj nga rasti ta falenderoj dhe për kontributin e tij të çmuar në ndriçimin e rrugës time të njohjes së historisë sonë të përbashkët. Pasi ta dini, nuk duhet të jetë më sekret, ky është një furnizuesit kryesorë të AMARCORD-it në fb tim.

AMARCORD vjen nga dialekti i Emilia Romagnas që do të thotë “io mi ricordo”, pra unë mbaj mend, ose mua më kujtohet.

Sot, më shumë ka kuptimin e nostalgjisë.

AMARCORD është një nga rubrkikat e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Imazhe të rralla, kishash, vendesh, personazhesh, emrash me rëndësi për kombin shqiptar, a foto historike, janë shfaqur për të kujtuar përvjetore, ngjarje, për të përshëndetur artistë a data, por edhe për tu përgjigjur debateve të ditës, në një formë krejt tjetër, përmes nostalgjisë, që rivjen në një format tjetër, si kujtesë ndaj atyre që kemi lënë pas, ata që na kanë paraprirë.