E vrau babai pse u kthye vonë, 20-vjeçares shqiptare i bëhet varrim madhështor me arkivol rozë

419

Historia tragjike e 20-vjeçares shqiptare e cila u vra brenda në makinë nga babai i saj pak ditë më parë në Melburn të Australisë, u mbyll ditën e djeshme me një varrim atipik madhështorë, të organizuar nga miqtë e saj.

Mes lotëve dhe ulërimave, ata i dhanë lamtumirën shqiptares Sabrina Lekaj. Arkivoli i 20-vjeçares ishte në ngjyrë rozë, ndërsa në krye qëndronte një foto ku Sabrina shfaqej e buzëqeshur.

Ndërsa arkivoli po dërgohej në varreza, ku do të prehet përgjithmonë, vëllai i saj i vogël lëshoi në qiell 20 tullumbace të bardha, aq sa ishte dhe mosha e Sabrinës.

Sabrina u vra me thikë nga babai i saj, 49-vjeçari  Petrit Lekaj me origjinë nga Shkodra, i cili prej vitesh ishte emigrant në Australi.

Sipas dëshmive, Sabrina edhe pse ishte një student e shkëlqyer kishte kondradita të thella me prindërit, të cilët shfaqnin ndaj saj një mentalitet të theksuar arkaik shqiptarë, duke e monitoruar sa herë dilte me shoqet.

Petrit Leka pas shokut që pësoi pas vrasjes së vajzës së vetme, sipas mediave vendase vijon që të qëndrojë në spital, ku ruhet nga forcat e policisë dhe nuk ka marrë pjesë në varrim.