E vërteta e bllokimit të legalimeve

618
Jakup B. GJOÇA
Banorët nuk marrin dot Tapinë e banesave, sepse nuk firmoset VKM-ja për shpërblimin e pronarëve
Kryeministri Rama, ja sesi mashtron shqiptarët me legalizimin e shtëpive
Kryeministri Rama, në fjalimet e tij elektorale, fajëson tërësisht Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekës për mosdhënien e tapive të banesave dhe shtëpive. Nuk është anekdotë, kur dëgjon vetë kryeministrin të fajësojë një drejtori të Përgjithshme, e cila varet nga një ministri, i cili, në fund të fundit ka kryeministër Ramën. Shumëkush, mund ta mendojë se është edhe pafuqi e kryeministrit për të ushtruar detyrën e tij, derisa nuk mund të kontrollojë dot një Drejtori të Përgjithshme, si e zbaton ajo Ligjin, nga që bashkë qeveris me një parti tjetër, e cila ka portofolin e ministrisë së Drejtësisë. Parë nga këndvështrimi kushtetues, pohimi i kryeministrit Rama (tani në fjalimet elektorale) se 4 vjet e kishte të pamundur të kontrollonte Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekës në ushtrimin e ligjit, e pranuar edhe kështu, do të thotë thjesht PAAFTËSI! Ndërsa, i bërë në fushatë elektorale, ky fajësimi i kryeministrit për mosdhënien e tapive të banesave ndaj aleatëve të bashkëqeverisjes, LSI-së, është …propagandë boshe. 

Kryeministri Rama nuk firmos VKM për shpërblimin e pronarëve të Tokës
Në Fushën Misto Mame në Tiranë, qindra familje, të cilat kanë ndërtuar në këto 26 vjet shtëpinë e banimit, edhe pse kanë në dorë të gjitha dokumentet nga ALUIZNI Tiranë dhe nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme Tiranë, edhe pse kanë në dorë Leje Legalizimin, të dhënë që nga fillimviti i 2916-s, sërish nuk mund të marrin në dorë përfundimisht Tapinë e banesës. Kjo sepse ALUZNI Tiranë, edhe pse u ka dhënë banorëve Leje Legalizimin, nuk mund t’i japë Hipotekës VKM-në e Qeverisë së Rilindjes Socialiste, për shpërblimin e pronarëve, për token, në të cilën është ndërtuar banesa informale, që ALUZNI tashmë u ka dhënë Leje Legalizimi. Kjo është e vërteta. Pavarësisht, se në këtë të vërtetë ka shumë paradokse, që kundërshtojnë ligjet.

Ja fakti absurd, ku kryeministri Rama pengon Tapinë e banesave
Qytetari ZM (për shembull) ka ndërtuar në një tokë që është dikush pronar një banesë informale në Fushën ‘Misto Mame’ në Tiranë, dhe ka në duart e tij Leje Legalizimi të dhënë nga ALUZINI Tiranë, datë 11.03.2016, numër 79.4 … (nuk e japim numrin e saktë), por nuk merr dot Tapinë nga Hipoteka, sepse ALUZNI nuk i jep dot Hipotekës VKM-në, ku të dëshmohet se shteti, si pronari i tokës, mbi të cilën është ndërtuar banesa te Fusha ‘Misto Mame’, i ka shitur qytetarit tokën, të cilit i ka dhënë paraprakisht Lejen e Legalizimit! Pra, deri në këtë fazë të procedurës të Legalizimit të banesave, toka mbi të cilën është ndërtuar banesa në Hipotekë është në pronësi të pronarit dhe jo të qytetarit, i cili ka në pronësi Leje Legalizimin e dhënë nga ALUZINI. Qytetari, ka paguar te ALUZNI të gjitha tarifat shtetërore të blerjes së tokës nga shteti. Qytetari për këtë ka bërë edhe me noterin Kontratë kalimi të parcelës ndërtimore, numër 15, datë 26.02.2016, siç e parashikon edhe ligji 83, 163, 764 të Kodit Civil dhe nenit 17, 19, 21, 22, 23 të Ligjit numër 9482 datë 03.04.2006 “ Për Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar “Për shitblerjen e Trojeve” , si dhe vendim të KM “Për kalimin në pronësi të parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale, për Legalizimin e Banesave”, ligj i ndryshuar, i hartuar nga qeveria e Rilindjes Socialiste dhe i miratuar nga Parlamenti i fundit. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë i drejton kërkesë zyrtare ALUZNI Tiranë, me numër 25.4…, datë 19.09.2016, ku i thotë ndër të tjera:

“ Për sa më sipër, në bazë të ligjit n. 33 datë 12.03.2012 “Për regjistrimin e Pasurive të Patundshme”. Neni 20 pika “ç”, në mënyrë që zyra jonë të realizojë shërbimin e kërkuar sipas aplikimit të mësipërm, ju duhet të:

A) Jeni të lutur të na konfirmoni VKM e shpronësimit me lidhje me pasurinë nr. 433/… në pronësi të zotit ….

Pra, duket qartë, që Hipoteka, duke respektuar ligjin, i kërkon ALUIZNI Tiranë, VKM-në e shpronësimit të pronarit, i cili në hartat e Hipotekës, deri tani është pronari i truallit në të cilën është ndërtuar banesa e qytetarit. ALUIZNI, edhe pse nuk ka VKM e shpronësimit të pronarit të Tokës, paraprakisht i ka shitur qytetarit, tokën, e ka bërë pronar. Por Hipoteka nuk mund t’i japë dot Tapinë e shtëpisë dhe të Truallit qytetarit, i cili ka Lejen e Legalizimit nga ALUIZNI, sepse deri në këtë fazë, pa VKM, pronar i tokës është dikush tjetër, ndërkohë që ALUIZNI në kundërshtim me Ligjin e Pronës, ka bërë MBIVENDOSJE PRONE, duke i shitur qytetarit truall, të cilin shteti akoma nuk e ka, nuk e ka shpronësuar. 

Kryeministri Rama mashtron duke fajësuar të tjerët
Janë mijëra qytetarë, që kanë në dorë Lejet e Legalizimit, që kanë marrë nga ALUIZNI, pra që kanë paguar miliona lekë për blerjen nga ALUIZNI të truallit ku kanë ndërtuar banesën informale, por që ende nuk marrin dot Tapinë, pasi kryeministri nuk firmos ende VKM-ën e shpronësimit dhe shpërblimit të pronarëve. Shteti i ka marrë milionat nga qytetarët që duan tapinë për banesën e tyre, por këto fonde qeveria nuk i përdor për shpronësimin e pronarëve të tokës, por për fasadat qeveritare. Kësisoj, qeveria mban PENG edhe pronarin e tokës, që nuk e shpërblen, por edhe qytetarin, që nuk merr dot Tapinë! Dhe kryeministri Rama, pikërisht mbi këtë PENG politik, tani në fushatë elektorale ndërton mashtrimin politik, për të fajësuar bashkë aleatin e vet qeverisës me qëllimin elektoral: Të (për)fitojë votat, duke mashtruar, me qëllimin e vetëm, të rrëmbejë ai vetë Edi Rama, të gjithë TEPSINË e Qeverisjes!
Sigal