E veçanta emocionuese e Vitit të Ri mësimor në Sarandë

904
Sigal

Nga Agron Mema:

Si në gjithë Shqiperinë edhe në Sarandë ka nisur Viti I Ri mësimor për arsimin para universitar. Përtej rutinës tradicionale të përvitshme, ceremonia e sotme ka diçka të veçantë që duhet publikuar. Në shkollën fillore të fshatit Metoq në bashkinë e Sarandës janë shpërndar tek 45 nxënësit e kësaj shkolle çanta, fletore dhe mjete didaktike të shoqëruara me amita dhe çokollata të shumta. Kjo është bërë si akt human nga fëmijët e Filip Kostës, emrin e të cilit kjo shkollë mba qysh para pesë vitesh. Filip Kosta qe I pari që hapi shkollën në Metoq menjëherë pas çlirimit. Në katë ceremoni mbresëlënëse moren pjesë edhe përfaqësues të arsimit, pushtetit lokal dhe pjestarë të komunitetit të cilët vlerësuan maksimalisht veprimin e vëllezërisë Kosta dhe u nënvizua fakti se ky shembull humanizmi duhet të jetë model dhe apel për të gjithë që të kontribuojmë në shkolla brenda mundësive tona. Me fjalët ” U lumtë!” dhe ” suksese” u mbyll ky aktivitet mbresëlënës.