Sigal

Një rast i rrallë dhune në familje ka ndodhur në Tiranë.

Sipas burimeve të Komisariatit nr. 5 të Policisë së kryeqytetit., mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për R. I., 15 vjeç, banues në fshatin Kasallë, i akuzuar or “dhunë në familje”.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 23. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. I., vjeç 15, banues në fshatin Kasallë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Neni 130/a

Dhuna në familje

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01. 03. 2012; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort,  bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me  pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të

përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet.