E rrallë në Korçë. Vodhën 11 koli me pije energjike, ndalohen 4 të rinj

556
Katër të rinj, dy prej të cilëve adoleshentë janë ndaluar nga ana e policisë, pasi janë ndaluar duke vjedhur 11 koli me pije energjike. Të rinjtë me inicialet K.S 22 vjeç, K.T, 22 vjeç; M.K, 16 vjeç; F.K, 14 vjeç, banues në Korçë, kanë grabitur banesën e një 29-vjeçari.
“Procedimi ndaj tyre filloi pasi më datë 20.05.2017, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në lagjen nr. 10 në Korçë, u kapën dukevjedhur11koli me pije energjike, në banesën në përdorim të shtetasit K.I, 29 vjeç”, tha policia. Për rastin, materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje”.
Sigal