E rëndë/ Përmbarimi kërkon t’i marrë shtëpinë, gruaja tenton të hidhet nga kati i 8-të

74

Një grua po tenton që të hidhet nga ballkoni në një pallat pranë lagjes së njohur si “9 Katshet” në Tiranë.

Gruaja e cila po tenton të hidhet nga ballkoni është Blerina Troka, e cila ka pasur një problem me shlyerjen e kredisë, çka ka bërë të shkojë drejt aktit ekstrem.

Familjes Troka iu morr banesa nga ana e përmbarimit. Sipas të birit ato po presin një vendimin nga gjykata për këtë çështje.

“Mënyra e jashtëligjshme dhe proceset e paligjshme që ky përmbarues po bën ndaj nesh po na shtyn që të bëjmë këto veprime. Nuk e kemi lënë shtëpinë në kolateral.”-u shpreh ai.