E rëndë në Peshkopi, 47-vjeçari var veten në kasollen e bagëtive

683
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi, ku një 47 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B. Të njëjtat burime bënë me dije se ai u vetëvarë në kasollen e bagëtive. Po hetohet rreth zbardhjes së ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.01.2018, rreth orës 08:10, jemi njoftuar nga familjarët se kanë gjetur pa shenja jete shtetasin A.B, 47 vjeç, banues në Peshkopi.
Viktima dyshohet se është vetëvarur me litar në ahurin e bagëtive, pranë banesës së tij. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar. Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal