Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit gjatë ditës së sotme.
Një përson ka plagosur me thikë dy policë në Elbasan pasi është tentuar që të ndalohet prej tyre.

Ngjarja në ka ndodhur lagjen 5 maji të qytetit ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ndodhen në vend ngjarje.

Sipas njoftimeve të para dy punonjës e policie kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji”. Autori ka qenë një rom i cili më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.

Pronari i biznesnit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet me thikë dy efektivë duke i lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.