E rëndë në Durrës, makina merr flakë në ecje

542
Sigal

Një makinë është djegur pranë urës së Dajlanit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe policia thotë se kemi të bëjmë me një zjarr aksidental.

Në makinë në momentin që është parë tym, kanë qenë dy vajza. Ato menjëherë e kanë braktisur mjetin duke dalë jashtë.

Të dyja vajzat kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk kanë marrë asnjë dëmtim. Makina që u dogj shkaktoi trafik të rënduar në zonë, derisa mbërriti zjarrfikësja.

Mjeti siç dallohet edhe nga fotot, është shkrumbuar tërësisht.