E pranon dhe INSTAT: Në 3 muajt e fundit kriminaliteti është rritur me 10%

632
Kriminaliteti në vend ka pësuar rritje në tre muajt e fundit të 2017.
Sipas të dhënave të INSTAT gjatë kësaj periudhe janë shënuar 10.3% më shumë vepra penale krahasuar kjo me 2016.
Pjesën më të madhe të veprave penale e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike e ndjekur nga Krimet kundër autoritetit të shtetit dhe Krimet kundër personit.
Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer rreth 4 mijë vepra penale në sferën ekonomike dhe të pasurisë duke pësuar rritje me 46,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Në këto vepra penale, Vjedhjet e pasurisë zënë 36,4 % të totalit duke u rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.
Edhe veprat penale kundër personit kanë pësuar rritje gjatë tre muajve të fundit të 2017. Nga të dhënat e INSTAT gjatë kësaj periudhe janë shënuar rreth 2 mijë vepra penale kundër personit, duke pësuar rritje me 5,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.
Ndërkohë që vlen të theksohet fakti se ka pasur një rënie të krimit kundër autoritetit të Shtetit me rreth 12.4%..Gjatë tre mujorit të tretë 2017, numërohen më shumë masa sigurie për autorë të veprave penale, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar rritje me 23,9 %.
Sigal