E pëson keq bosi shqiptar, shëtiste rrugëve të Anglisë me “Audi A6” dhe kokainë të pastër në çantë

184
Një shpërndarës droge me origjinë shqiptare është arrestua në Birmingham të Anglisë, pasi u kap në flagrancë në kokainë të pastër e cila kapte një vlerë rreth i gjysmë milioni sterlina, shkruan birminghammail.co.uk.
Trafikanti shqiptar i identifikuar si Erbiln Hoxhaj, e kishte fshehur drogën në çantën e shpinës, dhe sot i është dhënë dënimi me burg. Policët i gjetën një sasi prej 4 kg kokainë shumë të pastër në çantën e shpinës, pasi e kishin ndalur gjate udhetimit me makinën e tij në nyjen midis rrugëve Cannon Hill dhe Edgbaston gjatë një investigimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).
27-vjeçari ishte vënë re nga oficerët e NCA-së teksa hipte me duart bosh në një Audi A6 të bardhë në Edgbaston, para se të dilte prej andej me një çantë shpine Adidas e të largohej.
Besjan Mustafaj, ishte shtetasi tjeter po shqiptar i cili gjendje në makinën Audi A6 ku hyri Hoxhaj, dhe u arrestua më pas në një pikë karburanti.
NCA bëri të ditur se Mustafaj vinte nga Londra për të dorëzuar drogën, e cila kishte një vlerë tregu 480 mijë sterlina.
23-vjeçarit iu gjet një pasaportë falso, për të cilën më pas pranoi se e kishte blerë në Itali.
Hetuesja Anne Brown tha se Hoxhaj kishte luajtur rolin kryesor dhe se kishte prova që të çonin në “konkluzionin logjik se ai po përgatiste për shitje me shumicë një sasi të madhe droge”.
Ajo tha se besonte se Mustafaj kishte luajtur një rol më të vogël, si korrier vetëm për atë herë.
Të dy shtetasit shqiptarë u dërguan sot në burgun e Birminghamit, pasi kishin pranuar fajësinë në një seancë gjyqësore në shkurt.
Hoxhaj u dënuar me 8 vjet e katër muaj burg për zotërimin e drogës dhe me 12 muaj të tjerë për zotërim dokumentesh fals. Të dy dënimet do të kryhen njëkohësisht.
Mustafaj u dënuar katër vjet e tetë muaj pasi pranoi fajin për furnizim me kokainë, plus 12 muaj të tjerë për dokument identiteti fals. Edhe ai do t’i kryejë dënimet njëkohësisht.