E përplasi autoambulanca, ndërron jetë në spital 70-vjeçarja

535
Sigal

Autoambulanca aksidenton 70-vjeçaren në Tiranë, e shoqëron në spital por ajo s’mundi të mbijetonte. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek ish-Restorant Durrësi në kryeqytet.

Pas përplasjes, ka qenë po ambulanca ajo që ka transportuar të plagosurën për në spital, e cila ka ndërruar jetë pak orë më pas.

Përplasja ndodhi teksa gruaja po kalonte rrugën, duke i dalë përpara ambulancës.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës.