E pazakontë në Bulqizë, bora në 1 metër e gjysmë, 5 familje të bllokuara në shtëpi prej 1 muaji

540
5 familje janë bllokuar që prej një muaji në fshatin Gjinovec të Bulqizës, si pasojë e dëborës.
Në një prononcim për media, një banor i këtij fshati ka bërë apel për ndihmë, për hapjen e rrugës pasi rezervat e tyre ushqimore kanë mbaruar. Dervish Muça, ka deklaruar se bora në këtë fshat arrin në 1 metër e gjysmë dhe se prej 1 muaji janë bllokuar nga dëbora.
‘’Prej 1 muaji jemi bllokuar. Na është mbaruar edhe ushqimi. I bëjmë apel shtetit të na ndihmojë, të paktën të na hapin rrugën për këmbësorët. Jemi 5 familje të bllokuara’’, ka bërë apel Muça. 
Reshjet e dendura të borës gjatë këtij janari kanë qenë të shpeshta dhe të dendura pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe personave.
Sigal