E pajisi me dokument fals, prangoset punonjësi i gjendjes civile nr.4 dhe qytetari

458
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë mbrëmje dy persona, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se ka rënë në prangat punonjësi i Gjendjes Civile numër 4 në kryeqytet, Feim Zhupani, si dhe shtetasi Dritan Beqiri. Sipas policisë, Zhupani ka pajisur me dokumente identifikimi false Beqirin, i cili ishte me precedentë. Ndërkohë, është bërë me dije se ky i fundit ka qenë dënuar më parë në Greqi dhe për këtë arsye ka aplikuar me dokumente false. 
Sigal