E nxjerrin nga urgjenca si të shëruar, vdes sa mbërrin në shtëpi

582
Pakujdesia e mjekut i ka kushtuar jetën një 50 vjeçare me inicialet H.F nga qyteti i Elbasanit. Gruaja e cila kishte konstatuar shqetësime ishte drejtuar për në urgjencën e spitalit të Elbasanit, për t’u shëruar. Ndërkohë pas mjekimit të marrë nga bluzat e bardha, ajo është drejtuar në shtëpi. 
Menjëherë sapo 50 – vjeçarja ka arritur në shtëpi, ka humbur jetën, ndërkohë mjeku i urgjencës së Elbasanit është proceduar penalisht pasi akuzohet për “Mjekim të pakujdesshëm”. Burime nga Policia bëjnë me dije se për vdekjen e 50 vjeçares, dyshohet si shkaktarë mjeku i identifikuar me inicialet I. XH, 46 vjeç, me punë në spitalin e urgjencës Elbasan dhe banues po në këtë qytet.
Nuk janë të pakta rastet ku në vendin tonë bluzat e bardha tregtohen të pakujdesshëm në mjekim, ku në rastin më të keq kjo pakujdesi i kushton edhe jetën pacienteve. Raste si ky i fundit, përbëjnë një shqetësim të vërtetë për pacientët, pasi këta të fundit nuk ndihen të sigurt për jetën e tyre. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.
Sigal