E njohu në ‘Facebook’, e reja nga Vlora e pëson keq, trafikohet dhe…

319
Një vajzë e re nga Vlora e gjendur nën presioni e personit të cili e kishte njohur në rrjetin social “Facebook”, e ka denoncuar pasi ai e ka trafikuar në Kosovë dhe e ka shfrytëzuar për prostitucion.
Policia bën të ditur që denoncimi është bërë nga një 19 vjeçare banuese në Vlorë. Nga ana tjetër po punohet për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 25.05.2017, shtetasja F.K, vjeçe 19, banuese në Vlorë, kallëzon se personin të cilin e ka njohur në “Facebook”, në muajin Prill 2017, e ka trafikuar në Kosovë duke e shfrytëzuar për prostitucion. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë për Krimet Rënda Tiranë. Neni 110/a të Kodit Penal.