E ngacmoi seksualisht dhe i vodhi telefonin 17 vjeçares, ja kush është durrsaku ‘i tmerrshëm’

670
Nje 48-vjecar nga qyteti i Durresit ka perfunduar ne pranga te policise per dy akuza te renda.
Policia sqaron se ka arrestuar shtetasin Ardian Molla 48 vjeç, banues në Durrës.
“Molla, më datë 08.09.2017, në lagjen Nr. 5, Durrës ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin shtetases L.A. 17 vjeçe, banuese në Durrës”- njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe ”Vjedhja” parashikuar në nenet 108/a dhe 134 të Kodit Penal.
Sigal