E moshuara në Tiranë mbetet pa shtëpi, e mashtrojnë dy persona

546
Një 64-vjeçare nga Tirana ka përfunduar në rrugë, pasi dy persona, me të cilët nuk dihet lidhja që kishte, i kanë falsifikuar dokumentet e shtëpisë së saj. Policia sqaron se kanë qenë dy shtetas 58-vjeçarë të cilët kanë përvetësuar dokumentet e shtëpisë së zonjës në fjalë. “Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit P.H. dhe S.H, vjeç 58 e 58 banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë përvetësuar banesën e shtetases L.K, vjeç 64, banuese në Tiranë”,- thuhet ne njoftimin e policisë.
Sigal