E marta vjen me rrebeshe shiu vende – vende

617
Të martën, moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta që shpeshherë fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu, kryesisht në juglindje – qender.
Pasditja mbetet me vranësira e rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonat qendrore – lindore por intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat perëndimore dhe veriore të vendit. Në mbrëmje, do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike ku pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e kthjellimeve.
Temperaturat e mëngjesit do të ulen me 2°C por një rritje të lehtë do të sjellin orët e mesditës.
Sigal