E kujt po i plas për ca miliona dollarë?!

Maksim Myftiu

Po ndiqja një ndeshje futbolli, "El clasico-n" dhe ashtu rastësisht vura re se ndërsa në Tiranë dielli kishte perënduar prej mëse një ore, në Madrid ishte ende ditë dhe ora shënonte njëlloj. Duke e ditur se ndërrimi i orës zyrtare behet për arsye ekonomike, të kursimit të energjisë që përdoret për ndriçim, mendova se meqenëse në Madrid dielli perëndon afro një orë e gjysmë më vone se në Tiranë, kryeqyteti ynë duhet që të paktën të ishte një orë më përpara. Kjo ide pastaj m'u përforcua kur vura re se edhe Parisi ku dielli perëndon më se një orë më vonë, ka të njëjtën orë zyrtare me ne ndërsa Athina, ku dielli perëndon vetëm pak minuta më parë se në Tiranë, e kishte orën zyrtare një orë para Tiranes. Pra duke e spostuar orën zyrtare me një orë përpara, konsumatori shqiptar do të kursente aq para sa shpenzohen për një orë ndriçim .

Duket sikur nuk është ndonjë vlerë kushedi, por po të bëjmë një përllogaritje të përafërt, për 1000000 familje që kursejnë vetëm 0.1 kë në ditë do të kishim 100000x 365 = 36500000 lekë x 0,1 usd = 3650000 usd në vit.

Nuk po llogaris kursimet për ndriçim të bizneseve etj.

Ajo që më befasoi pastaj, kur ua thashë ketë ide disa burrave që mund të bënin diçka, (të paktën kështu mendoja unë), ishte se... askush nuk e kundërshtoi, të gjithëe thanë se e kuptonin dhe se ishte një ide e mirë, por... me sa arrita të kuptoj, ky kursim nuk u sillte atyre personalisht asnjë fitim, madje më lanë të kuptoj se për ta ishte më mirë që kjo sasi korenti të importohej sepse nga ky import i kësaj sasie, në xhepat e tyre mund të hynte diçka.

Pati edhe ndonjë që me tha se nuk do të na linte BE-ja se kështu...

Dhe ajo që mbaj mend mirë është batuta e një miku: “Hajde hajde sa gomar që je, e kujt po i plas për ca pak miliona dollarë?!"