E kaluara e errët e vrasësit të Devi Kasmit, si i shpëtoi tre herë burgut speciali grek

666
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë nga shtetasi grek Eftimiu Eftimius, i cili akuzohet se është ekzekutori i Devi Kasmit. ‘Zougla.gr’ shkruan se 42-vjeçari, ish-speciali grek në vitin 2008 ishte arrestuar për trafik klandestinesh drejt Greqisë. Ndërkohë në vitin 2009 në Frankfurt me 5.5 kg kokainë që vinte nga Venezuela.

Media greke raporton se Eftimius u lirua nga policia në vitin 2012. Por duket se aktivitetet e tij kriminale greku nuk ka lënë me kaq, pasi ish-speciali u arrestua në 2016 në Artë për trafik droge dhe qëndroi në burg 10 muaj. Në gjyqin që u bë në 2017 në Janinë, ranë akuzat se bëhej fjalë për një grup kriminal, ndërsa të pandehurit e tjerë u shpallën të pafajshëm përveç Eftimius, i cili u dënua si përdorues droge, kokainë, duke marrë kështu një dënim prej 4 vitesh me kusht, ndaj dhe u lirua.
2365733
‘Zougla.gr’ shkruan mes të tjerash se kontakte me avokatet në Tiranë që përfaqësojnë 42-vjeçarin mban dhe avokati i mirënjohur grek Sakis Kehagioglou, i cili e ka mbrojtur në çështjet e mëparshme në Greqi.
Ish-speciali grek dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Kasmit, iu caktua ditën e sotme masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Me herët, gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për Mario Meshinin, i dyshuar në rolin e bashkëpunëtorit.

U arrestuan
Elton Halipaj-Siguroi mjetet për vrasjen
Efitmiu Eftimius-Vrasësi, iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin
Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën
Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje

Në kërkim
Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes

Vrasja
Devi Kasmi u ekzekutua me 4 plumba mbrëmjen e 29 janarit në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në afërsi të Urgjencës së Pediatrisë. Atentatorët që thuhet se kanë qenë hipur në një motor dhe të pajisur me skafandra pritën deri sa objektivi i tyre doli nga banesa, ndërsa qëlluan ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit ata u larguan me shpejtësi në drejtim të SHISH, duke fshehur kështu gjurmët, pasi përfituan edhe nga errësira në vendin ku ndodhi vrasja. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka të bëjë me konflikte për trafik droge, pasi dyshohet se viktima ishte përfshirë në aktivitete kriminale. Po ashtu, Devi Kasmi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, shtet ku jetonte prej kohësh.