E kafshoi qeni në kishë, 31 vjeçarja padit pastorin

584
Një 31-vjeçare ka denoncuar në polici pastorin e një kishe.
Sipas të dhënave zyrtare, 31-vjeçarja me iniciale A.Q., banuese në Tiranë mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 ka mbërritur në polici ku ka denoncuar se në orën 18:00, në rrugën “Xhemal Tafaj”, e ka kafshuar një qen i kishës Protestante me pastor A. P., vjeç 43, banues në Tiranë. Pas kallëzimit, policia i ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Sigal