E grabitën dhe e rrahën, 70 vjeçarja niset për në spitalin e Tiranës në gjëndje të rëndë

578
Naferit Tafani është transportuar nga spitali i Elbasanit drejt Tiranës pasi gjëndja e saj shëndetësore është rënduar.
Ky është fati i 70 vjeçares nga Elbasani që u grabit mbrëmjen e djeshme nga një hajdut ende i paidenfitikuar, i cili pavarësisht se i mori paratë, rreth dy milionë lekë të vjetra, e goditi pas kokës me qytën e pistoletës.
Naferiten e kanë gjetur të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja komshinjtë e saj të cilët më pas kanë njoftuar menjëherë policinë. 70 vjeçarja jetonte e vetme me bashkëshortin në shtëpi, por në kohën e grabitjes burri i saj nuk ishte i pranishëm, përfshirë këtu edhe vetë gruan. 
Naferite Tafani ka qenë në shtëpinë e njërës prej fqinjëve të saj, por kur është kthyer në banesë ka dëgjuar zhurma dhe me të hyrë brenda ka parë një grabitës së maskuar që përpara se të dilte e ka goditur me pjesën e pasme të pistoletës.
Gruaja ka rrëfyer për mediat nga spitali: 
E kuptova që ishte hajdut e thashë po më vjedh. 
Ai më tha: 
“mos fol, mos e ngre zërin se të vrava”. Nuk arrita ta identifikoj, e priste njeri me motor.
Sigal