E ftoi Mentor Petrelën t’i kërkojë falje popullit

621
Nga Petrit VARGU

Nuk ta kuptova sot papijonin Prof. Petrela. Nuk ta kuptova, pasi papijoni përdoret në festë dhe jo në orar të punës, ku përdoret kravata. Kur spitali qante emërimin e drejtorit të ri pa lidhje me mjekësinë dhe lidhje të çuditshme me mediat…., kur spitali dhe gjithë bota e mediave qante një ndër këngëtarët më të mëdhenj të gjithë kohërave që dergjet me hemorragji cerebrale ku në çdo vend të botës do ishte shtruar në Reanimacionin e Neurokirurgjisë. Nuk mund të them, që bota në këto raste ndërhyn, pasi këto janë probleme fine teknike që as nuk mund të pretendohen në Shqipëri, por të paktën të qëndronte në Reanimacionin e Neurokirurgjisë si shkalla më e lartë dhe adekuate e Reanimacionit të një spitali polivalent, dhe kjo do të ishte gjëja më normale dhe jo të shkonte në Reanimacionin e Kirurgjisë së Përgjithshme, një shkallë më poshtë te përshtatshmëria, por shumë shkallë më lart nga ndërgjegjja dhe cilësia e atyre që punojnë. 

Profesor Petrela, se ç’m’u kujtua kur në Reanimacionin tënd shtrove Leka Zogun me pneumoni si dhe nënën e një kryeministri me infeksion urinar. Kujtime janë të shkretat! Më fal Prof. Petrela. Të ftoj t’i kërkosh falje këtij populli.
Sigal