E enjte, shi e borë në veri të vendit

128
Paraditja e së enjtes mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare por mesdita shton vranësirat në veri – veriperëndim duke sjellë shira të pakët. Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në veri ndërsa reshje afatshkurtra në pjesën tjetër të vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në orët e para të ditës por edhe mesdita do të shënojë ulje me 1 – 2 gradeC.