E enjte, pakësohen reshjet, shtohet forca e erës, dallgëzimi shkon mbi 4 ballë

630
E enjtja karakterizohet nga kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje të pakta shiu e dëbore në jug ndërsa reshje të izoluara, priten në qender dhe veri.
Pasditja përmirëson kushtet e motit në pjesën më të madhe të vendit, njofton Meteoalb, por juglindja mbetet me reshje të izoluara dëbore deri në mbrëmje kur kthjellimet bëhen dominate në të gjithë vendin. Problematike paraqitet era, e cila do të fryjë fryjë me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes duke shënuar deri -5°C ndërsa një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke bërë që maksimumi të ngjitet në 12 – 13°C.
Sigal