E drejta e autorit, kush vjedh dënohet 3 vjet

597
Sigal

E drejta e autorit është një tjetër objekt i këtij projektligji dhe prashikohen ndryshime rrënjësore. Sipas nenit 3 të këtij projektligji ata që do të përfitojnë nga e drejta e autorit pa pëlqimin e autorit ose e mbajtësit të së drejtës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, por nëse vepra përsëritet dënimi shkon deri në 3 vjet.

“Shpërndarja, komunikimi në publik, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, eksportimi ose importimi për qëllime të tërthorta apo të drejtëpërdrejta përfitimi, i veprës së mbrojtur nga e drejta e autorit pa pëlqimin e autorit ose e mbajtësit të së drejtës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, shkruhet në projekt ligj.