E dielë dhe…të gjithë drejt detit! Ja porositë e policisë për të shmangur trafikun

615
Sigal

Çdo fundjavë në akset që lidhin Tiranën me Durrësin vihet re një trafik mjaft i madh mjetesh, çka e bën të lodhshme daljen në det.

Edhe sot si e dielë e mesit të korrikut është vënë re një radhë e gjatë mjetesh, dhe për këtë policia rrugore e Durrësit apelon drejtuesit e mjeteve që të shmangin oraret e pikut.

Policia rrugore u kërkon shoferëve të mos bëjnë manovra të gabuara dhe parakalime pasi fluksi i mjeteve është shumë i lartë.

Njoftimi

Policia Rrugore Durrës orienton drejtuesit e mjeteve, të cilët  frekuentojnë aksin rrugor Maminaz – Gjiri i Lalëzit.

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminaz – Gjiri i Lalëzit,  Policia Rrugore Durrës  me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

• gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

• të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë,  mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.