E diela e pashkëve me diell, reshjet e shiut rifillojnë të hënën

629
Sigal

I gjithë territori i Shqipërisë këtë të shtunë u përfshi nga reshje të dendura shiu. E diela e Pashkëve do jetë e kthjellët por shiu rikthehet të hënën.

“Dita e dielë kryesisht do të jetë me mot të kthjellët pavarësisht se në zonat malore do të kemi prezencë të vranësirave, por që nuk pritet shi. Dita e hënë dhe në vijim do të na sjelli prezencë të reshjeve, më të dukshme do të jenë ditën e martë dhe ditën e mërkurë  kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe të fokusuara në zonat qendrore dhe lindore të territorit”, tha Ardiola Bani, e Metoalb.

Në ditët e javës në vijim pritet të jetë një mot i paqëndrueshëm, kjo do të sjellë dhe rënie të temperaturave.  “Për sa i përket temperaturave do të kemi një rënie të tyre jo vetëm në vlerat e mëngjesit, por edhe në mesditë, duke bërë që minimumi  dhe maksimumi të shënojë  nga 8-24 gradë celsius . Ndërsa dita e enjte do të sjellë sërish rritje të temperaturave më e ndjeshme kjo gjatë ditës”, përfundon Bani.