E denoncuan si të rrëmbyer, por 17 vjeçarja ka tjetër histori: Ika vetë, ata më hoqën fëmijën

546
Sigal

Familja e saj e denoncoi në polici zhdukejn e saj duke thënë se është rrëmbyer nga burri I hallës, por 17 vjeçarja nga komuniteti rom shprehet se askush nuk e ka marrë me zor.

Ajo është larguar nga familja e saj në Gjirokastër me njeriun që do, që sipas saj quhet Edi.

E mitura flet me vështirësi shqipen pasi di të komunikojë vetëm në gjuhën e vjetër që përdor komuniteti rom. 17 vjeçarja po qëndron në Levan me dëshirën e saj dhe ka deklaruar se nuk do të kthehet të jetojë me prindërit, pasi e ata e martuar me një burrë që ajo nuk e do.

“Jo nuk më kanë rrëmbyer. Mora Edin, erdha tek burri. Prindërit më kanë kërkuar. Por s’doja të kthehesha se mora burrin.

Do qëndroj tek burri. Dua të rri me Edin. Babai më martoi me zor me një burrë tjetër, më çoi në Sarandë, ai më hoqi fëmijën. S’dua të flas me babain as nuk dua të iki”, tha vajza.

Të afërmit e djalit me të cilin qëndron vajza shprehen se përveçse martesës me shkesi, prindërit i kishin hequr të miturës dhe një fëmijë 4 muajsh.