E çuditshme, por e vërtetë; prindërit denoncojnë vjedhjen e 800 eurove në shtëpi, policia zbulon djalin si autor

507
Sigal

Një rast i pazakontë vjedhjeje është regjistruar në Vlorë. Burrë e grua nga Orikumi kanë denoncuar në polici vjedhjen e 800 eurove, pas konstatimit se paratë që i kishin në banesë ishin zhdukur.

Por pas hetimeve dhe kryerjes së ekspertizës Policia e Vlorës ka vënë në pranga djalin e tyre 20-vjeçar, Ronaldo Jahaj, i cili akuzohet për vjedhjen e parave të prindërve të tij.

I riu banonte në të njëjtën shtëpi me prindërit. Por këta të fundit kanë kryer denoncim në polici, pa pasur dyshime te djali i tyre. Tashmë ai do të përgjigjet për veprën penale të vjedhjes. Nuk dihet nëse prindërit do të tërheqin denoncimin.