‘E çova në hotel, por ….’, ja çfarë tha në polici 25 vjeçari që akuzohet për abuzim me 13 vjeçaren

621
Sigal

Një person i moshës 25 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga Policia pas denoncimit të prindërve të një vajze 13 vjeçare, të cilët e akuzojnë se e riu e ka marrë vajzën dhe e ka çuar në hotel dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Personi i ndaluar është Islam Xhaferri, i cili në Polici ka pranuar se e ka çuar vajzën në hotel por ka mohuar të ketë abuzuar me tej

Në dëshminë e tij dhënë para hetuesve ai është shprehur se vajza i pëlqente si fizik dhe ndaj e kishte ftuar në makinë

I arrestuari është shprehur më tej se vajza e mitur ka shkuar me dëshirën e saj në hotel, por kur ka mësuar moshën i ka kërkuar të largohet.