Dyshohet se planifikonte sulm terrorist, policia daneze arreston një refugjat sirian

639
Policia daneze ka thënë se ka arrestuar një azilkërkues sirian nga Suedia për “tentim të kryerjes së një akti terrorist” në Kopenhagen.
Policia e Kopenhagen ka thënë se kanë arrestuar 30-vjeçarin së bashku me Shërbimin e Sigurisë dhe Inteligjencës, pas një sulmi të dështuar, të cilin i arrestuari e kishte planifikuar së bashku më një 21-vjeçar, në nëntor të vitit 2016.
“Personi është i akuzuar për tentim të kryerjes së aktit terrorist, duke planifikuar të vrasë apo lëndojë disa persona në një zonë të pacaktuar në Kopenhagen”, ka thënë policia përmes një njoftimi.
Sigal