Dyshime serioze, mistere, amulli, asgje zyrtare dhe fundjavë e zezë në Kumanovë

50
Ndodhi përsëri në Kumanovë, ashtu sikur edhe në konfliktin e vitit 2001. Pse pikërisht në Kumanovë? Është vështirë të jepet një përgjigje e saktë, por ajo që bie në sy është që “Lagja e trimave” në Kumanovë, ka qënë vazhdimisht në shënjestër të organeve policore edhe para këtij aksioni vdekjeprurës të hordhive vrastare policore. Kush i ftoi, kush i solli nuk dihet akoma, por dihet se kush i vrau dhe kush u vra, mbase edhe pa fajin e vet.  Ngjarjet e fundjavës në Kumanovë, kanë nxitur reagimet e OSBE-së, përfaqsive diplomatike në Maqedoni, përfshirë edhe Ambasadën e SHBA-së, por njëkohësisht kanë reaguar edhe Shqipëria e Kosova, krahas reagimeve të shoqatave të ndryshme shqiptare nëpër botë. 

E pabesueshme

Fundjava e zezë në Kumanovë, vriten 8 polic dhe 14 civil, 37 polic të plagosur, shumë të arrestuar, shumë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, shumë shtëpi të shkatërruara tërësisht, shumë prona të djegura…Aksioni i fundit i MPB-së së Maqedonisë u zhvillua në një nga lagjet e qytetit të Kumanovës, lagje e njohur si “Lagje e trimave”, aksion që është përplot mistere të pasqaruara dhe sipas vlerësimeve konsiderohet aksioni më i paqartë në botë. Në këtë aksion policor, ku morrën pjesë të gjitha njësitet speciale të policisë së Maqedonisë, mbetën të vrarë 8 polic ndërsa 37 të tjerë janë të plagosur. Ministria e Punëve të Brëndshme lidhur me këtë ka deklaruar se ka ndodhur në përleshjen e armatosur mes njësitëve speciale policore dhe një grupi të armatosur terroristësh.

Luftimet në “Lagjen e trimave”

Luftimet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë kanë zgjatur mbi 30 orë, pavarësisht se në atë lagje jetojnë mbi 20 mijë shqiptar. Përleshjet e armatosura mes grupit të panjohur dhe të paidentifikuar të armatosur dhe policisë së shtetit kanë shkaktuar viktima në rradhët e njësiteve speciale (8 polic janë vrarë dhe 37 janë plagosur). MPB e Maqedonisë, ka vënë në lëvizje luftarake gjithë maqinerinë që disponon së bashku me njësitet elitare të policisë, për intervenim dhe ndërhyrje të shpejta “Tigrat”, kundër grupit të panjohur, të paidentifikuar të armatosur. Qarkullojnë informacione se pjestarët e grupit të armatosur ka të ngjarë që janë mercenary të angazhuar nga vetë Qeveria e Maqedonisë, sepse ata kanë folur edhe ne gjuhën ruse, shqipe e franceze, dhe rrjedhimisht dyshohet se ata kanë qënë mercenar shqiptar, rusë, serbë etj, me një fjalë vrastar profesionist të tipit të filmave “RAMBO” që po të kishin armatim do të vritshin gjithë policinë e shtetit.

Dyshimet lindin

Dyshimet lindin që nga vetë vendosja e këtij grupi të armatosur ku sipas policisë kanë qënë afro 50 veta, që ata të vendosen në mjedis të banuar me banorë civil, pa u hetuar nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe shërbimet tjera të sigurisë së shtetit. Shtrohet pyetja se si ka mundësi që ky grup aq i madh me një sasi të madhe armësh të hyje në Maqedoni dhe të mos hetohet fare, që më pas të zhvillojë luftime 30 orëshe me policinë e shtetit, që sipas specialistëve për kaq kohë luftimesh duhen disa kamiona me armatim dhe një brigadë luftëtarësh. Shërbimet sekrete të Maqedonisë, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nuk dihet se çfarë informacione operative të besueshme i ka dhënë ministres Gordana Jankullovska e cila e ka koordinuar dhe komanduar aksionin e policisë në Kumanovë. Zëdhënësi Kotevski ndër të tjera tha se grupi ka qenë më i rrezikshmi në Ballkan. Atëher del se shërbimet sekrete nuk i kanë dhënë informacion të drejtë Jankullovskës për rrezikun e madh që mund të ketë policia në betejën me grupin e panjohur. Por në këtë rast dikush i ka vënë në “thertore” policët e Maqedonisë. Ka dyshime se në këtë aksion policor, ka dorë edhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, duke pasë parasysh se janë participientë në Qeverinë e përbashkët dhe përkundër tronditjeve që u shkakton lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, ata vazhdojnë ti shërbejnë si “patericë” Qeverisë së korruptuar e të kriminalizuar të Nikolla Gruevskit, duke thënë se bashkëpunimi i tyre me partinë e Gruevskit, VMRO-DPMNE është në pajtueshmëri të plotë. 

Bashkëpunimi BDI-VMRO-DPMNE

Vetë Abdulaqim Ademi, duke marrë pjesë në Kongresin e VMRO-DPMNE-së që u mbajt në fillim të muajit pikërisht në Kumanovë, në fjalën përshëndetëse mes tjerash është shprehur: “I nderuar lideri i VMRO-DPMNE-së, z. Nikolla Gruevski. Udhëheqja e Partisë. Të nderuar delegatë dhe mysafirë. Me kënaqësi të madhe ne pranuam ftesën të jemi pjesë e kësaj ngjarje solemne dhe kam nderin që mund t’ju drejtohem në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim. Shpresojë se pjesëmarrja jonë do ta pasurojë këtë ngjarje të veçantë. Në fillim do të doja të theksoj kualitetin e bashkëpunimit midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe atë jo vetëm qeverisës por edhe në nivel partiak. Me qëllim them bashkëpunim kualitativ, sepse ajo nuk do të thotë se ne gjithmonë pajtohemi, se nuk kemi çështje të hapura dhe se kohë pas kohe nuk kemi debat serioz. Por, kualiteti i bashkëpunimit nuk vlerësohet në atë se sa ju keni qëndrime të ndryshme në fillim të dialogut, por është njësi matëse e procesit dhe mënyrës përmes të cilët janë përballur me këto qëndrime dhe se si kemi ardhur në një zgjidhje të pranueshme. Prandaj me kënaqësi konkludojë se për pjesën më të madhe ne kemi arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët”, – theksoi Abilaqim Ademi sekretar i përgjithshëm i BDI-së, në Kongresin e sotëm të VMRO-DPMNE-së”. 

Prononcimi i Nikolla Gruevskit për ngjarjet në Kumanovë 

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, pasi ka konfirmuar informacionet e MPB-së për 8 policë të cilët kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë që janë plagosur dhe se të plagosurit shumë shpejt do të kthehen në shtëpitë e tyre.
“I falënderoj të gjithë policët të cilët kanë marrë pjesë në këtë operacion më të komplikuar deir më tani. Gjatë ditës së djeshme kishte media që të tërhiqet urrejtje te shqiptarët, kurse grupi nuk gjeti mbështetjen e popullatës. Kjo s’është përleshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por i atyre që e ruajtën kushtetutën dhe shtetin dhe atyre që e sulmuan atë”, – ka thënë Gruevski.
Gruevski ka shtuar se do t’iu ndërtohen shtëpitë e dëmtuara dhe ndihma financiare atyre që iu janë dëmtuar shtëpitë.
“Rreth 30 terroristë, pas luftës disaorëshe janë dorëzuar. Të njëjtët janë arrestuar dhe do të gjykohen në Maqedoni. 14 trupa të personave të grupit janë gjetur të vdekur dhe po punohet në zbardhjen e identitetit të tyre. Një numër i konsidreueshëm prej tyre janë pjesë e sulmit në Gushincë”.
“Qëllimi tyre do të hetohet më tutje. Qëllimi i tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë. ka pasur koordinim ndërmjet institucioneve të shtetit, ndërmjet policisë dhe ushtrisë. Koha e veprimit ishte bërë në momentin e duhur”, ka thënë mes tjerash kryeministri Gruevski.

Zëdhënësi i MPB-së ivo kotevski: 14 terrorist janë vrarë 

Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka deklaruar se aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar me sukses dhe se grupi është shpartalluar. Sipas tij, policia ka gjetur trupat e pajetë të 14 pjesëtarëve të grupit. Ai ka thënë se 30 persona i janë dorëzuar policisë. “Në vendngjarje është gjetur sasi e madhe e armëve. Terroristët në Maqedoni janë futur në fillim të muajit, ndërsa sulmet i kanë planifikuar kah fundi i muajit. Tetë policë kanë vdekur ndërsa 37 janë të lënduar”, ka deklaruar Kotevski.

Njëlloj vriten por ndryshe varrosen

Një ndër 8 policët e vrarë është edhe 32 vjeçari Isamedin Osmani, pjestar i njësitëve të ndërhyrjes së shpejtë, i cili u vra në aksionin e policisë në “Lagjen e trimave” në Kumanovë. 
Isamedin Osmani, nga fshati Studeniçan nga komuna me të njëjtin emër, është varrosur me ceremonitë fetare, pa pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të MPB-së, ministres Gordana Jankullovska dhe shefit të shërbimit të kundërzbulimit, që morën pjesë në varrimin e të gjithë pjestarëve të policisë së komunitetit maqedonas. Njëlloj vriten por ndryshe varrosen dhe as në ceremonitë mortore shqiptarët nuk janë të njëllojtë dhe të barabartë, edhe pse në të njëjtin aksion janë vrarë.