Dyshime për pastrim parash, në Fier sekuestrohen mbi 300 mijë euro

748
Një sasi e e madhe valute, dollarë dhe euro janë sekuestruar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Valuta i është sekuestruar shoqerise “BP-2014” të depozituar nga ortakët e kësaj shoqerie B.Ç dhe D. C, në tre banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqerie dhe përfaqsuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, të parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal

Valuta e sekuestruar është në tre banka të nivelit të dytë:
-245.253 USD,
-110 000 Euro
-280.000 lekë të reja
Operacioni u krye më 17 mars 2017
Sigal