Dy vite më parë/ “Telegraf” ka denoncuar diplomat false, të lëshuara nga shkollat e mesme me korrespondencë

1259
Ja një pjesë, nga denoncimi që ka bërë gazeta “Telegraf” lidhur me diplomat false, që jepeshin në arsimin e mesëm: “Shkollat e mesme “Part-Time”, zëvendësuan ish-shkollat e mesme me korrespendencë, në të cilat nxënësit shkonin vetëm 3 herë në vit, në sezonet dhe datat e provimeve. Nga këto shkolla kanë dalë mijëra nxënës, të cilët nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre, që nuk dinë as derën e shkollës, që nuk kanë takuar kurrë mësuesit, që nuk dinë se sa lëndë kanë dhënë provim, por që kanë diploma shkolle të mesme me nota… të shkëlqyera. Me këto diploma, ata janë regjistruar ë universitete e akademi shtetërore dhe private brenda e jashtë vendit. Afro 90% e këtyre nxënësve që edhe në shkollat me korrespondencë e “Part-Time”, kanë shkuar direkt nga shkolla fillore, ose pa kryer më parë shkollën 8 vjeçare, rezultojnë me diploma false e fiktive. Këtë e konfirmon raporti përfundimtar i kontrollit të ushtruar nga ministria e Arsimit. Është fjala për “llumin” që kanë regjistrat e këtyre shkollave të mesme. Në shtator 2014, këto shkolla u mbyllën, me synimin që individët me 4 e 8 klasë ose me shkollë të mesme të ndërprerë, të mos pajiseshin dot me diploma gjimnazi fiktive e false dhe më pas me diplomë universiteti, gjë që u krijonte mundësi që me mbështetje partiake e nepotike, ose me pagesa nën dorë, të bëheshin pjesë e zyrash e drejtimi në administratën shtetërore! Në këto shkolla, rezultojnë të jenë pajisur me diplomë gjimnazi mbi 23 mijë persona. “Çudia” është ky fakt: Personat nga zonat e veriut psh., janë pajisur me diploma gjimnazi në shkollat e zonës së jugut dhe anasjelltas në shkollat e zonave të tjera, 80% e të cilëve figurojë të regjistruar në universitete shtetëror e privatë!
Sigal