Dy vatra zjarri në Shkodër, flakët në Tarabosh rrezikojnë antenat

668
Brenda pak minutash zjarri ne kodrën e Zef Janes në Bushat ka arritur në rreth nje kilometër. Përhapja e shpejtë e flakëve u favorizua nga era e fuqishme. Ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrifikëse, bëri të mundur që të shpëtohet Radari i zbulimit ajror në majën e Zef Janes, si dhe antenat e telefonise celulare.
Me pas flaket e zjarrin kanë zbritur poshtë kodrës dhe u janë afruar për 50 metra shtepive. Mjetet zjarrfikëse, si dhe forcat e ushtrise e ato te policisë u përqëndruan në këtë zonë. Sipas Drejtorit të Inspektoriatit Shteteror te Pyjeve për Qarkun e Shkodres, gjendja është e rëndë, pasi era vijon të përhapë flaket, dhe një shtëpi është djegur pjesërisht.
Vehbi Shkjau tha se në gjendjen e krijuar, administratori i njësisë administrative Bushat ka kërkuar ndërhyrjen e helikopterit, pasi nëse vijon përhapja e zjarrit me këto përmasa , shume shtëpi të kësaj zone dhe të Melgushes rrezikohen.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe ish depot e repartit ushtarak, të braktisura këto që nga viti 1997. Megjithëse mendohej se nuk kishte municion në këto depo, banorë të zonës thanë se kur ato u gjenden mes flakeve, kishin dëgjuar shpërthime. Eshte ky nje sinjal qe duhet marrë në konsiderate, me qellim që forcat xheniere ta kontrollojnë këtë zonë për te shmangur rrezikun e mundshem për banorët.
Sigal