Dy të plagosur në protestën e opozitës

116

Përplasjet dhe tensionet nuk kanë munguar as në protestën e katërt kombëtare të opozitës së bashkuar.

Mësohet se nga përleshjet mes forcave të rendit të vendosura përgjatë perimetrit të sigurisë në godinën e Kryeministrisë, kanë mbetur të plagusur një efektiv policie dhe një qytetar protestues.

Me mijëra përkrahës të kampit opozitar janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para institucionit qeveritar, duke drejtuar thirrjet “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”.

Edhe kësaj radhe, pjesë e protestës janë bërë edhe banorët e Astirit që identifikohen me jelekët protokallinjë, si edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që bëhet rishtazi pjesë e aksionit opozitar.