Sigal

Një sasi prej 1 ton marijuanë u sekuestrua nga policia italiane, ndërsa në pranga ranë tre skafistë, dy prej të cilëve shqiptarë me origjinë nga qyteti i Vlorës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat thonë se lënda narkotike u zbulua në brigjet e Salentos, dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte një vlerë më shumë se 10 milionë euro.

Droga ishte e paketuar në 49 pako dhe e fshehur në pjesën fundore të një skafi.

Kur janë pikasur nga forcat kufitare, trafikantët kanë shtuar shpejtësinë duke u munduar të largohen me skaf, por nuk kanë mundur t’i shpëtojnë kapjes nga policia.

Pas ndjekjes policia mundi të bëjë ndalimin e skafistëve, dy shqiptarë nga Vlora, M. A., 34 vjeç dhe  A. E., 30 vjeç dhe një italian 65 vjeçar. Nuk ka ende të dhëna për mënyrën se si funksiononte rrjeti i trafikut.

Mediat bëjnë të ditur duke cituar policinë italiane, se ishin autoritetet shqiptare ato që njoftuan për një skaf të dyshimtë që po i afrohej brigjeve italiane.