Dy shqiptarë arratisen në mënyrë spektakolare nga një burg në Greqi

164
Dy shqiptarë dhe një gjeorgjian kanë mundur të arratisen ditën e djeshme nga Departamenti i Transferimeve, Komisariati i Petro Ralli ne Greqi.
Siç bëhet e ditur, ata kanë mundur që thyejnë kangjellat e qelisë së paraburgimit, dhe më pas kanë zbritur me çarçaf nga kati i dytë.
Edhe pse alarmi i sigurisë ka rënë menjëherë, dy shqiptarët ia kanë dalë që të arratisen, ndërsa gjeorgjiani është arrestuar në oborrin e komisariatit.
Mediat greke bëjnë me dije se një prej shqiptarëve është i akuzuar për vrasje, ndërsa të dy të tjerët për trafik droge.
Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa policia e vendit fqinj është vënë në kërkim të tyre.