Dy punonjës të OSHEE-së nën akuzë për lidhjet e energjisë

561
Sigal

Dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në Pogradec janë proceduar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Policia njofton se të proceduarit janë K. N., 58 vjeç dhe E.S., 27 vjeç, banues në Pogradec.

‘Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentet e rilidhjes së energjisë elektrike, të banesës së një shtetasi në lagjen numër 1, në Pogradec’, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.