Dy persona rrahin një polic në mes të Tiranës

624
Një punonjës policie ka rënë pre e dhunës nga dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në mes të Tiranës, ndërsa burime nga uniformat blu thanë se kanë arrestuar dy personat që kanë sulmuan agjentin e policisë.

Janë vënë në pranga dy persona Jurfian Suparaku, 28 vjeç dhe Shendi Sata, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se arrestimi i tyre është bërë sepse në afërsi të 9-Katësheve, kanë goditur, duke dëmtuar fizikisht, agjentin e policisë, 31-vjeçarin me inicialet Sh. P., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Sigal