Dy nga ish -krerët e PS-së në Berat kalojnë me LSI-në

848
Sigal

Ish- kreu i Partisë Socialiste të Rrethit, Refat Arizaj dhe ish -Kryetari i Qarkut, Pelivan Shatri kalojnë me partinë e Ilir Metës

Dy nga ish- krerët e Partisë Socialiste, Pelivan Shatri dhe Refat Arizaj kanë braktisur këtë parti dhe i janë bashkuar forcës politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo braktisje ka ardhur si pasojë e pakënaqësive për drejtimin e partisë nga qendra në bazë. Ata, gjithashtu, shprehen të pakënaqur për drejtuesit e pushtetit vendorë të Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit. Veç dy ish- krerëve të Partisë Socialiste ka dhe rrjedhje të tjera nga kjo parti. Burime brenda LSI-së bëjnë të ditur për gazetën se, shumë shpejtë edhe një kryetar bashkie dhe tre kryetarë komunash do të deklarojnë “divorcin” nga Partia Socialiste dhe do t’i bashkohen LSI-së, forcë, e cila po mbledh të pakënaqurit, por mesa duket i pakënaqur në fund do të jetë elektorati, i cili ka humbur në këtë mënyrë besimin tek individët e paqëndrueshëm. Pasi jo domosdoshmërish duhet edhe elektorati të bëhet me LSI-në, vetëm e vetëm se figurat e tyre të dashura kalojnë me këtë parti. Kjo tregon se, Partia Socialiste po kalon një krizë brenda llojit të saj. Shkak për këtë rrjedhje mendohet se, kanë ndikuar të zgjedhurit në institucionet kryesore, të cilat pas marrjes së detyrës kanë braktisur elektoratin e tyre dhe kanë parë interesat e veta. Drejtuesit që janë socialistë pas marrjes së pushtetit lokalë kanë mbetur rrugëve pa punë. Nuk ka patur asnjë interes të veçantë për këta ish-kuadro, që për ndryshimet që ndodhën në Qarkun e Beratit mbetën jashtë këtij institucioni. Përveç një numri të madh ish-kuadrosh që mbetën pa punë nga reformat, janë dhe dy nga figurat më kryesore të Partisë Socialiste, Pelivan Shatri që konkurroi për kreun e Qarkut të Beratit në zgjedhjet e fundit, i cili e drejtonte këtë qark prej 8 vjetësh. Në zgjedhje ai humbi dhe qarkun e fitoi LSI-ja. Tashmë LSI-ja pas marrjes së Këshillit të Qarkut, ku prej 8 vjetësh ishte nën tutelën e Partisë Socialiste, ajo “rrëmbeu” edhe ish-kreun e saj, Pelivan Shatrin, i cili prej 7- muajsh ndodhej i papunë, pas humbjes në konkurrim. Shatri ka qenë dhe me detyrën e prefektit të Beratit. Ndërsa ish-kryetari i Partisë Socialiste të Rrethit të Beratit, Refat Arizaj, ka një kohë të gjatë që ndodhet pa punë edhe pse ka kontribuar shumë për këtë parti. Të larguarit shprehen për gazetën “Telegraf” se, e ndjenin veten të braktisur nga partia e tyre që prej 20 vjetësh kanë kontribuar për mbarëvajtjen e kësaj force politike. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se qejfmbetjet kanë arritur kulmin në Qarkun e Beratit. Kjo ka ardhur si pasojë e mosvlerësimit të intelektualëve të kësaj partie. Kjo parti ka arritur deri aty se ish-drejtuesit e saj i ka lënë pa punë. Burime nga LSI-ja bëjnë të ditur se, kësaj force politike i janë bashkuar një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë qenë në radhët e Partisë Socialiste. Disa anëtarë të PS-së dhe anëtarë të asamblesë, bëjnë të ditur për gazetën se qejfmbetjet nga qendra, por edhe nga drejtuesit e pushtetit lokal kanë arritur kulmin dhe kjo ka bërë që shumë socialiste që kanë kontribuar për Partinë Socialiste të gjejnë veten në forca të tjera politike.

_____________________________________________________________________________________

REAGOJNË  VETERANËT: META, SI XHELAL STARAVECKA

Reagojnë menjëherë veteranët e qytetit të Beratit dhe strukturat e socialistëve të qarkut, të cilët deklarojnë se largimi i këtyre dy personave nuk është gjë tjetër vetëm zyrtarizmi i asaj që deri dje punonin në fshehtësi kundër PS-së. Madje, ata thonë se këta persona janë pjesë e lojës së turpshme për blerjen e Këshillit të Qarkut Berat. Bashkimi me Ilir Metën nuk është gjë tjetër veçse joshjes apo premtimit që ky i fundit bënë zakonisht me pushtetin e qytetarëve të thjeshtë të Beratit dhe të gjithë vendit. Por elektorati i Beratit nuk do të gënjehet më nga gënjeshtrat e Metës, i cili pasi mori votat në 2009-n me sloganin “Të largojmë Berishën”, vajti dhe u ulë në prehrin e tij. Kjo në Qarkun e Beratit është trumbetuar si tradhtia e tretë që një deputet me origjinë nga Skrapari i bëri zonës së tij. Të parët ishin dy deputetët e Skraparit që propozuan dhe votuan Ahmet Zogun për “Mbret”, i dyti ishte gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, Xhelal Staravecka që u arratis nga fronti partizan dhe u bashkua me Ballin dhe Ilir Meta është i treti i vërteti që mori votat dhe i bashkojë me Berishën. Por ka edhe të tjera që kanë të bëjnë me ministritë e LSI-së si: Rritja e çmimit të energjisë që kontrollohet nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, shëndetësia në ditë të hallit (Ministria e Shëndetësisë) dhe shitja e ujërave, ku vetë Meta dhe pasusit e tij kanë dhe vazhdojnë të drejtojnë atë ministri.