Dy motrat sherr me nusen e vëllait, njëra e rreh, tjetra i drejton armën. Policia jep detajet

517
Sigal

Dy motra janë përfshirë në një sherr me nusen e vëllait të tyre në Dibër. Për motive të dobëta, sic thotë policia, njëra e ka dhunuar dhe tjetra i ka drejtuar armën e gjahut, e cila ishte pa fishekë. Njëra ka rënë në pranga tjetra po hetohet në gjendje të lirë.

DETAJET NGA POLICIA

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.

Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :

Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.